Pika Luxury & Green Apartments

Kompleksi banesor Luxury Green Apartments “PIKA 2”, është duke u ndërtuar në një nga pjesët më atraktive të Prishtinës, afër Qendrës, në rrugën Gazmend Zajmi,vetëm 200m përmbi Restaurant “Rugova”.

Kompleksi shtrihet në drejtimin Jug dhe zë një sipërfaqe prej 26 arë, nga të cilat vetëm 10 arë janë ndërtim e 16 arë përmbajtje tjera, gjë që mundëson që Kompleksi të frymojë si rrallë dikund.

Afërsia e dy shkollove fillore “Naim Frashëri” dhe “Ismajl Qemajli”, Qendra e Mjekësisë Familjare, Fakultetet publike, qendra e qytetit, Sheshi “Zahir Pajaziti”dhe Parkut të Qytetit, gjë mund të arrihen për vetëm disa minuta në këmbë, janë dëshmi e një lokacioni të mrekullueshëm dhe argument i fuqishëm për një investim të qëlluar nga ju.

Një Kompleks neoklasik në pamje, e në të njëjtën kohë ultra modern në funksionalitet, me konceptin Eco green dhe Smart home;

Një cilësi e pakundërshtueshme, e papari hëpërhë në hapësirat tona!

Karakteristikat e objektit:

  • Fasada është e tipit “DEMIT” me trashësi 16cm.
  • Ambientet e përbashkëta janë nga mermeri natyral Italian;
  • Muratimi me blloka SILKA të prodhuesit Gjerman XELLA;
  • Mure të dyfishta me fqinjtë, që mundëson izolim zënor prej 74 dB ;
  • Korridoret janë të ndara nga shkallët me dyer të rezistueshme ndaj zjarrit “Bauxt” -Itali ;
  • Hyrja ka dy ashensorë të prodhuesit SCHINDLER nga Zvicra;
  • Vëzhgim 24 orësh me kamera perimetrike ;
  • Është i siguruar furnizimi 24 orësh me ujë;
  • Në kuadër të Kompleksit, është ndarë hapësirë për Komunitet me sipërfaqe prej 75 m²;
  • Dyert Blinduese në banesa janë të Kompanisë MEBA – Itali;
  • Mirëmbajtje vjetore e organizuar nga ana e Kompanisë;
  • Në shesh janë planifikuar bimësi të ulta dhe të larta, ulëse , skulptura të ndryshme , këndi i lodrave për fëmijë dhe parkingje të jashtme të Kompleksit;
  • Instalimi i sistemit Smart Home, që ju lejon qeverisjen e banesës me Smart Phone;
  • Të gjitha dritaret në banesa janë deri në dysheme /”dritare franceze”/ me roleta me motor;
  • Dyshemetë shtrohen me parket bungu prodhim gjerman – “BARLINEK”.
  • Dyert e brendshme, janë jasht standardit me gjatësi 230cm, prodhuesi Italian – “GD Dorigo”.
  • Banjot dhe toaletet janë të kompletuara me sanitari Italiane.
  • Në çdo banesë është i vendosur kamini elektrik;
  • Instalimet e nxemjes BOSCH – Viessmann – Prodhim Gjerman.
  • Instalimet e ujit dhe kanalizimit “SKOLAN&TECE” – prodhim Gjerman.