Misioni dhe Vizioni

4A njihet si kompani për shërbim të shkëlqyeshëm, cilësor dhe miqësor ndaj klientëve.
Kemi filluar veprimtarinë biznesore në vitin 1994, me orientim në furnizim të materialit ndërtimor. Ne kemi mision që të jemi kompani e dalluar për shërbimet që ofrojmë dhe me standarde që na diferencojnë nga të tjerët. Vizioni ynë është që gjithmonë të jemi në rritje dhe në zhvillim, duke synuar standardet evropiane dhe të kemi zgjidhje profesionale për të gjitha nevojat e tregut. Parimi jonë shtytës dhe udhëheqës në aktivitetet tona për investime dhe zhvillim është që të punojmë në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejtë në përmbushjen e kërkesave të klientëve, dhe t’i kushtojmë vëmendje të veçantë komunikimit me ta, qofshin ato kompani të mëdha apo të vogla, duke u siguruar që klientët të marrin përgjigjen e duhur dhe kujdesin që e meritojnë. Marrëdhëniet e ndërsjella që kemi zhvilluar me klientët tonë përgjatë viteve, ishin dhe janë po aq të rëndësishme sa edhe vet puna nëpër objekte.
Që nga fillimi deri në fund, çdo projekt, do ta ketë vëmendjen dhe kujdesin më të madh të mundshëm. Një brend, një imazh, një nivel.

4A është distributor gjeneral për Kosovë i këtyre prodhuesve:

1. Novaglass – Soprema / (Treviso) – Italy
2. Flag – Soprema / (Bergamo) – Italy
3. Italiana Membrane / (Pasiano di Pordenone) – Italy
4. Stiferite / (Padova) – Italy
5. Nordresine / (Treviso) – Italy
6. Ital profili / (Venezia) – Italy
7. Calloni / (Milano) – Italy