Pika Luxury & Green Apartments
📍 Rr. Gazmend Zajmi (ish Dubrovniku), Lagja e Muhaxherëve, Prishtinë
Objekti Banesor
I përfunduar në vitin 2021
Banesa në shitje:
Të gjitha banesat të shitura.
Leje Ndërtimore:
Kompleksi banesor është i pajisur me leje ndërtimore.
Pranimi Teknik:
Procesi i pranimit teknik është kryer me sukses, duke garantuar cilësinë dhe përmbushjen e kërkesave teknike për objektin.
Kompleksi banesor Pika Luxury & Green Apartments është një projekt i veçantë që ka filluar ndërtimin në vitin 2019 dhe ka përfunduar në vitin 2021. Ky kompleks është i vendosur në një nga zonat më tërheqëse të Prishtinës, në rrugën Gazmend Zajmi, vetëm 200 metra mbi Restaurant “Rugova”.
Me një sipërfaqe totale prej 26 arë, ku 10 arë janë ndërtim dhe 16 arë janë hapësira të tjera, kompleksi ofron një ambient të hapur dhe të freskët, që është shumë e rrallë për një zonë urbane. Shtrirja në drejtimin Jug dhe planifikimi i hapësirave kontribuojnë në krijimin e një atmosfere të relaksuar dhe komode.
Kompleksi është i pajisur me leje ndërtimore dhe ka kaluar me sukses procesin e pranimit teknik, duke garantuar përputhshmërinë me standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë.
Afërsia me dy shkollat fillore “Naim Frashëri” dhe “Ismajl Qemajli”, Qendrën e Mjekësisë Familjare, fakultetet publike, qendrën e qytetit, Sheshin “Zahir Pajaziti” dhe Parkun e Qytetit, të cilat mund të arrihen me vetëm disa minuta në këmbë, e bën këtë lokacion jashtëzakonisht të përshtatshëm për jetesë.
Kompleksi Pika Luxury & Green Apartments është një ndërlidhje e shkëlqyer e stilit neoklasik dhe modernitetit, duke ofruar një koncept Eco Green dhe Smart Home. Kjo kombinon cilësinë e papërshkrueshme dhe një funksionalitet të avancuar që e bën këtë kompleks të veçantë dhe unik në hapësirat tona.