Project Description

Përfundon projekti jonë i I-rë “Pika 1” në lagjen Mati 1 – Rr.Astrit Rrushi përballë shkollës Pavarësia, me një ambient ku secili klient ka gjetur rehatinë, komoditetin dhe permbushjen e kërkesave të tyre. Etazhiteti i objektit është B+P+9 kate, me sipërfaqe të përgjithshme prej 6.805  , prej të cilave banim dhe afarizëm janë 5.633 m² dhe parkingje me depo 1.172 m².

Nga sipërfaqja e përgjithshme, 70% janë planifikuar zona gjelbëruese dhe përmbajtje infrastrukturore përcjellëse, të gjitha në shërbim të banorëve të Kompleksit PIKA.Lokacioni mundëson qasje skajshmërisht të lehtë, jo më shumë se 15 metra në rrugën A (Unaza e Brendshme e Qytetit), dhe lidhje shumë të lehtë dhe të afërt me pjesët tjera të Qytetit, nërmjet rrugës B dhe C.

Hapësirë gjelbëruese para dhe pas banesave, me bimë të larta dhe të ulëta, me kënd lodrash për fëmijë dhe ulëse për qëndrim dhe shijim të ajrit të pastër që vjen nga Lugina e Badovcit dhe Gërmisë.

  • Muratimi me blloka SILKA të prodhuesit gjerman XELLA, që siguron izolim cilësor termik dhe zënor;
  • Mure të dyfishta me komëshinjtë dhe me korridoret e përbashkëta që mundëson përveç mbrojtjes shtesë termike edhe izolim zënor prej 74 Db.;
  • Fasada është e tipit “Demit” fasadë, trashësia e stiroporit nga 12 cm deri në 20 cm,varësisht nga pozicioni në object.
  • Hyrja ka dy ashensorë të prodhuesit SCHINDLER nga Zvicra;
  • Korridoret janet janë të ndara nga shkallë të ndara nga shkallët me dyer të rezistueshme ndaj zjarrit të prodhuesit Italian DIERRE / sistemi REI 60 – rezistencë absolute 60 minutabsolute 60 minutëshe/, si dhe të pajisura me sistemin e alarmit kundër zjarrit, hidrantë dhe aparate për shuarjen e zjarrit.
  • Vëzhgim 24 orësh me kamera sigurie të të gjitha ambienteve të përbashkëta, përfshirë edhe garazhat e depotë;
  • Mirëmbajtje vjetore e ambienteve të përbashkëta
  • Ambientet e përbashkëta dhe shkallët janntet e përbashkëta dhe shkallët janë nga mermeri natyral;
  • Banesat kanë 24 orë furnizim me depozitorë qëndror dhe sistemin e pompave CALPEDA – Itali;
  • Dyert blinduese në banesa janë të Kompanisë DIERRE Itali, me shkallën e dytë të sigurisë sipas normave evropiane dhe mbrojtje zënore prej 32 Db;
  • Dritaret dhe dyert e ballkonit n ë etazhet e banimit janë prej profileve PVC të prodhimit gjerman KBE me trashësi të profilit 88 mm me tre goma mbyllëse, me 3 xhama CLIMA Guard Solar /float/LOW-E dhe hapësira të mbushura me argon me koeficient të përqëndrueshmërisë termike Ug=0.6 W/ m²K që sigurojnë izolim të shkëlqyeshëm termik dhe akustik;
  • Të gjitha dritaret dhe dyertë e ballkonit janë me roleta me fletëza të aluminit të mbushura me poliuretan të prodhimit Gjerman.
  • Dyshemetë shtrohen me parket bungu të cilësisë së parë.Blerësit mund të zgjedhin qoftë parket masiv klasik, qoftë parket bungu të sistemit “Fertik”;
  • Dyert e mbrendshme cilësore të prodhimit Italian.Në qëndrimin ditor dera është pjesërisht me xham;
  • Banjot dhe toaletet janë të kompletuara me sanitare cilësore evropiane. Qeramika është italiane/gres porcelain/, kurse rubinetat janë të prodhuesit slloven BLITZ. Lavamani është i integruar në dollapin e saj.
  • Rezervoari I WC guacës në banjo dhe toalete është i vendosur në mur – sistemi “Geberit”;
  • Numri i garazhave dhe i depove është i njejtë me numrin e banesave të Objektit;
  • Sheshi përpara me 6 arë, është i rregulluar me shumë shije;
  • Hapësirë e vaçantë për biçikleta;
  • Hapësirë e veçantë pë rojtar të Kompleksit.
  • Parking për banorët e Kompleksit PIKA nën mbikqyrjen e kamerave dhe sigurimit 24h.