Project Description

Të nderuar miq,

Me rastin e përfundimit të punimeve të vrazhda të projektit “Luxury&Green Apartments” në rrugën “Gazmend Zajmi” (ish-Dubrovniku) në Prishtinë, përgëzojmë kompaninë ndërtuese “Bashkimi Projekt” për kryerjen e punëve në një afat rekord dhe njëherësh falënderojmë për kontributin e dhënë personelin e kompanisë sonë ‘4A Pika’ dhe të gjithë bashkëpunëtorët tanë.

Po ashtu, duke lutur për mirëkuptim, shfrytëzojmë rastin t’u shprehim keqardhjen banorëve të rrugës ku janë zhvilluar punimet për shqetësimet e shkaktuara, sidomos gjatë punimeve të vrazhda të ndërtimit. Urojmë që ta gëzoni zbukurimin e lagjes suaj!